Lajme

Zvicra, fituese e 14 medaljeve në Mynih

Përfaqësuesit e shtetit të Zvicrës dolën të suksesshëm në lojërat që u mbajtën në Mynih të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.

Në tërësi, sportistët zviceranë që mbajtën ngjyrat e kuqe me të bardhë, fituan plot 14 medalje, duke e renditur Zvicrën lart në listën e shteteve me më shumë medalje.

Në total Zvicra fitoi tri medalje të arta, pesë të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Atletika ishte disiplina në të cilën Zvicra kishte më shumë sukses, duke arritur të hynte në tri pozitat e para në disa raste me 6 podiume, një rekord për një kampionat evropian.

Mujinga Kambundji dhe Simiar shkëlqyen në paraqitjet e tyre në Mynih, duke rrëmbyer medaljet e argjendta të dielën.

Të dy ishin në garën e vrapimit dhe u rënditën në vend të dytë.

Ndrërkohë që Gjermania dhe Britania e Madhe ishin fitueset më të mëdha, me nga  60 medalje në total. /Albinfo.ch