Shkurt.ch
Zvicra frankofone paguan më shumë për sigurimin shëndetësor se ajo gjermane
Në Zvicrën Gjermane personat e siguruar të moshës madhore për vitin e ardhshëm do të paguajnë mesatarisht nga 350 franga në muaj ndërkohë që moshatarët e tyre në Zvicrën Franceze pritet të paguajnë nga 407 franga
Premitë e sigurimit shëndetësor në Zvicrën gjermane kushtojnë dukshëm më pak se sa në Zvicrën frankofone, gjegjësisht perëndimore.
Shërbimi “Moneyland.ch” që merret me krahasimet e çmimeve, ka ardhur në përfundimin se ky dallim në mes të dy regjioneve është 670 franga në vit, shkruan srf.ch. Kështu në Zvicrën Gjermane personat e siguruar të moshës madhore për vitin e ardhshëm do të paguajnë mesatarisht nga 350 franga në muaj ndërkohë që moshatarët e tyre në Zvicrën Franceze pritet të paguajnë nga 407 franga në muaj, transmeton albinfo.ch.
Edhe premitë e sigurimit shëndetësor për fëmijët dhe të rinjtë në Zvicrën Perëndimore janë më të larta se në pjesën tjetër të vendit. Shkak për këtë dallim është se fondet shëndetësore (arkat) edhe kanë paguar më shumë shërbime për të siguruarit, gjegjësisht zviceranët e atij regjioni kanë shfrytëzuar më tepër shërbime mjekësore.
Për të ardhur te këto të dhëna, shërbimi krahasimtar “Moneyland.ch” ka kontrolluar gjithsej 250 mijë informacione mbi premitë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit












