E-Diaspora
Zvicra humbet, por Pollogu feston
Pavarësisht kësaj humbje, në Gostivar do të organizohet një koncert në mbështetje të futbollistëve shqiptarë të Zvicrës por edhe të Shkodran Mustafit të Gjermanisë
Kombëtarja e Zvicrës me shqiptarët e saj edhe pse me dëshpërim të madh mbylli sfidën në botërorin “Brazil 2014”, shqiptarët e rajonit të Pollogut të Maqedonisë do të festojnë.
Pavarësisht kësaj humbje, në Gostivar do të organizohet një koncert në mbështetje të futbollistëve shqiptarë të Zvicrës por edhe të Shkodran Mustafit të Gjermanisë.
Organizatorët theksojnë se ishte një ditë e keqe dhe përjetim i rëndë, por përmes këtij koncerti festiv do t`i jepet mbështetje e fortë dhe inkurajim për suksese të mëtutjeshme të gjithë futbollistëve shqiptarë që ishin dhe janë pjesë e botërorit “Brazil 2014”.
Emocionet e tilla i ndan edhe kryetari i komunës Nevzat Bejta, i cili thekson se ndjehet krenarë për shqiptarët që ishin pjesë e kombëtareve të tjera në Brazil dhe arritën suksese historike.
“Ne jemi krenar për ta, sepse ata ishin jo vetëm ambasadorë të Gostivarit, Tetovës, Gjilanit, Shqipërisë, Kosovës e shqiptarëve të Maqedonisë, por ishin ambasadorë dhe përfaqësues të të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe gjithmonë mbeten krenaria jonë. Ata kanë shkruar historinë tonë dhe njëkohësisht japin një imazh shumë të rëndësishëm kombëtar”, theksoi për albinfo, Nevzat Bejta.
Me mbështetjen e tij dhe komunës së udhëheq është organizuar edhe një koncert në Gostivar me moton ‘Në përkrahje të futbollistëve shqiptarë në botërorin Brazil 2014”.
Koncerti do të prezantohet nga Shoqëria Kulturore – Artistike “Lulet e Malësisë” Sërmnova e Gostivarit. Koncerti mbahet të shtunën në Sërmnovë pikërisht në vendbanimin nga ku e ka origjinën futbollisti i kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi. Koncerti do të tubojë artistë dhe këngëtarë nga zona e Pollogut, por edhe shumë mysafirë të ftuar nga Kosova, Shqipëria dhe trevat e tjera.
Luan Veliu, kryetari i SHKA “Lulet e Malësisë” thekson për Albinfo se koncerti organizohet për të festuar pjesëmarrjen e njerëzve tanë në këtë botëror dhe mbështetjen e tyre, pavarësisht epilogut.
“Ne duam që në këtë mënyrë simbolike të nderojmë bashkëfshatarin tonë Shkodran Mustafi që është me origjinë nga Sërmnova jonë e Malësisë së Gostivarit si dhe Admir Mehmedin nga fshati fqinj i po kësaj treve. Ata bënë historinë tonë, por edhe të gjithë shqiptarëve. Ne jemi krenarë me ta dhe se konsiderojmë se ky koncert do të jetë një formë e festës”, thotë Luan Veliu.
Gostivari dhe Tetova në masë të madhe ishte mbërthyer nga ethet e botërorit pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së tre lojtarëve të kësaj treve, Admir Mehmedi, Shkodran Mustafi dhe Blerim Xhemaili.
Naser Pajaziti
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











