Lajme
Zvicra i jep Shqipërisë 1.25 milion euro për përmirësimin e raportimit financiar
Fondi do të shërbej për të krijuar një ambient biznesi transparent dhe me institucione funksionale
Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) i ka dhënë Shqipërisë një grand me vlerë 1.25 milion euro, i cili do të shërbej për të krijuar një ambient biznesi sa më transparent, me institucionet funksionale, që do të sigurojnë standarte të larta të raportimit financiar, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe me direktivat e BE-së.
Projekti do të zbatohet nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe përfituesit e tij do të jenë Ministria e Financave, Instituti i Ekspertëve Kontabël, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, Bordi i Mbikqyrjes së Ekspertëve, Audituesve dhe Universitetet.
“Projekti do të implementohet nga Ministria e Financave nën mbikqyrjen e Bankës Botërore (Qendrës për Raportimin Financiar në Vienë), pra gjithçka do të monitorohet në përputhje me procedurat e Bankës Botërore”, pohoi zëvëndësministri i Financave, Nezir Haldeda.
Nga ana tjetër, zëvëndësministri i Financave pranoi se raportimi financiar i shoqërive ka mjaft probleme, ndërsa vlerësoi se SECO është një ndër kontribuesit më të rëndësishëm në Shqipëri për reformat në përmirësimin e ambjentit ekonomik të biznesit dhe fuqizimit të institucioneve e reformave të rëndësishme.
“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që profesioni i kontabilistit dhe i audituesit, dhe raportimi i shoqërive në vend kanë probleme të rëndësishme. Të tilla probleme korrigjohen në mënyrë të qëndrueshme përmes reformës, duke parë të vërtetën në sy, tek secili prej nesh, dhe duke krijuar bindjen se rruga e vetme është reformimi dhe arritja, në frymë dhe në germë, e standardeve ndërkombëtare”, theksoi Haldeda.
Plani i veprimit parashikon aktivitete të grupuara në tre faza dhe do të zgjasë 8-10 vjet. Qëllimet kryesore të tij janë: Përmirësimi i bazës ligjore, mbështetja e procesit të vendosjes së standarteve të raportimit financiar, përmirësimi i proçesit të auditimit dhe mbikqyrja publike e auditoreve.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












