Shkurt.ch
Zvicra i jep vizë Khodorkovskit
Mikhail Khodorkovsky mund të udhëtojë në Zvicër, ku jeton gruaja e tij dhe dy djemtë
Gazetat ruse kanë spekuluar se ai ka deponuar paratë në llogaritë bankare zvicerane. Khodorkovsky tashmë mund të udhëtojë në drejtim të Zvicrës me një vizë Shengen.
Mikhail Khodorkovsky mund të udhëtojë në Zvicër, ku jeton gruaja e tij dhe dy djemtë. Kërkesa e tij për të marrë vizë ishte miratuar, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Zvicrës. Për arsye të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë nuk janë dhënë informacione të tjera të udhëtimit të Khodorkovskyt.
Gjermania dhe Zvicra janë dy vende Shengen, ku Khodorkovsky mund të lëvizë lirshëm.
Khodorkovsky pas dhjetë vjet burgimi, më 20 dhjetor ishte larguar nga burgu në Rusinë veriore. Pastaj ai kishte udhëtuar direkt në Berlin.
Ish-miliarderi i naftës ka deklaruar se ai donte për të udhëtuar në janar në Zvicër. Gruaja e tij, Inna dhe bijtë binjakë, Glebi dhe Ilya, jetojnë në Zvicër dhe fëmijët e tij shkojnë në shkollat e këtushme. E bija, Anastasia, jeton në Moskë.
Khodorkovsky, i cili u rrit si sipërmarrës i naftës, u bë njeriu më i pasur i Rusisë, raportojnë mediat zvicerane. Një pjesë e aseteve janë deponuar në llogaritë bankare zvicerane.
Khodorkovsky është arrestuar në vitin 2003 dhe ishte dënuar dy vjet më vonë për mashtrim dhe evazion fiskal. Procedurat gjyqësore kundër tij ishin kritikuar nga Perëndimi dhe ishin vlerësuar si të motivuara politikisht.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












