Lajme
Zvicra investoi edhe në trafostacionin e Gjilanit
Investimi i fundit i qeverisë zvicerane kapë një shumë prej 10.5 milionë eurosh, të destinuara për ndërtimin e Trafostacionin “Gjilani 5”
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet organizatave të veta në Kosova, edhe një herë tregoi përkushtimin e saj për përmirësimin e jetës të qytetarëve të Gjilanit. Investimi i fundit i qeverisë zvicerane kapë një shumë prej 10. 5 milionë eurosh, të destinuara për ndërtimin e Trafostacionin elektroenergjetik i njohur si “Gjilani 5”.
Sipas zyrtarëve të Komunës së Gjilanit, ky investim llogaritet më i madhi në rajonin e lindjes së Kosovës. Fadil Osmanit, menaxher në zyrën e projekteve në Gjilan, ka thënë për “RajoniPres” se investim vjen nga shteti zviceran dhe ka një kosto prej 10.5 milionë eurove.
Ndërsa, sipas Azem Mujkut, nga drejtoria e shërbimeve publike, ky investim e zgjidh problemin e furnizimit me energji elektrike për banorët e rrethit të Gjilnait dhe të vet qytetit . “Realisht ky trafostacion (110/20 KV) e stabilizon furnizimin me energji elektrike të Gjilanit për 50 vjetët e ardhshëm”, ka thënë ai.
Nga ky investim, sipas tij, tani e tutje Gjilani nuk mund të mbetet pa rrymë sepse i ka të hapura dhe të lidhura të gjitha nyjat përçuese prej nga mund të furnizohet me energji elektrike. Ky projekt i nisur në vitin 2008, pritet të kryhet brenda pak ditësh dhe të futet të funksion.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













