Shkurt.ch
Zvicra jep 11 miliardë franga në emër të ndihmës për zhvillim
Ministri i jashtëm, Didier Burkhalter ka theksuar se EZA duke ndarë mjetet e përmendura po kontribuon në luftimin shkaqeve të migracionit nga vendet me krizë
Edhe pse kishte kërkesa në atë drejtim, Zvicra nuk do t`i reduktojë ndihmat për bashkëpunim zhvillimor (EZA) që ajo ua ndan vendeve të pazhvilluara. Kështu, për katër vitet në vijim shteti zviceran do të ndajë njëmbëdhjetë miliardë franga për këtë destinim, që është shumë e ngjashme me atë që e ndan aktualisht.
Për këtë ka votuar sot Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, pas një debati të gjatë që ka zgjatur pesë orë, shkruan srf.ch. Qëndrimet rreth lartësisë së ndihmave kanë pasur dallime të mëdha në mes të partive, transmeton albinfo.ch. Kështu, përderisa e djathta dëshironte që çështja t`i kthehet qeverisë në rishqyrtim ose që ndihmat të shkurtohen, e majta ishte për rritje të vëllimit të ndihmave në fjalë dhe për shtim të solidaritetit.
Duke marrë pjesë në debat, ministri i jashtëm, Didier Burkhalter ka theksuar se EZA duke ndarë mjetet e përmendura po kontribuon në luftimin shkaqeve të migracionit nga vendet me krizë.
Këshilli Federal konsideron se ndihmat për bashkëpunim zhvillimor në vitin 2020 do të arrijnë në 0.48 për qind të të ardhurave kombëtare bruto të Zvicrës. Vitin e kaluar (2015) ishte 0.5 për qind. Kjo tregon se Zvicra po largohet nga parashikimi i OKB-së e cila rekomandon që ndihmat në fjalë të përbëjnë 0.7 për qind të prodhimit kombëtar të shtetit që jep ndihmë të tillë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













