Shkurt.ch
Zvicra ka bllokuar 830 milionë franga të despotëve afrikanë
Shumica e mjeteve të bllokuara, rreth gjysma, janë nga klani i ish presidentit egjiptian Mubarak, gjithsej 410 milionë franga
Zvicra ka bllokuar pasuritë e despotëve afrikanë të veriut, në vlerë prej 830 milionë frangash. Këtë shifër e ka përmendur presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey në suaza të konferencës së ambasadorëve zviceranë në Tunis.
Sipas saj, shumica e mjeteve të bllokuara, rreth gjysma, janë nga klani i ish presidentit egjiptian Mubarak, gjithsej 410 milionë franga. Nga Libia janë bllokuar 360 milionë franga, njoftojnë mediet zvicerane.
Ndërkaq, më pak mjete se sa ishte menduar, janë bllokuar nga rrethi i ish pushtetarëve të Tunizisë, ish presidentit të atjeshëm Ben Ali, gjithsej 60 milionë franga.
Calmy-Rey ka biseduar me ambasadorët zviceranë lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm të Zvicrës me vendet e Afrikës së veriut që gjenden në tranzicion.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana










