Shkurt.ch
Zvicra ka eksportuar armë në vlerë 410 milionë franga
Vitin e kaluar Zvicra ka eksportuar më pak armatime se sa në vitin paraprak. Kompanitë zvicerane kanë furnizuar materiale luftarake për 411.9 milionë franga në 70 vende. Kjo është vlera më e ulët që nga viti 2006.
Krahasuar me vitin 2015, kjo korrespondon me një rënie prej 7.8 për qind. Kjo është e qartë nga statistikat e publikuara nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), përcjell albinfo.ch.
Pak më shumë se gjysma e të gjitha eksporteve shkuan në Evropë, por tendenca është në rënie. Një e katërta janë bërë në Azi, ndërsa 11.2 për qind e eksporteve në Amerikë. Eksportet në Afrikë u rritën ndjeshëm (207 për qind).
Afrika e Jugut kishte porositur materiale të luftës me vlerë 51.3 milionë franga zvicerane vitin e kaluar, në krahasim me 16.6 milionë franga zvicerane një vit më parë. Shteti i Afrikës u bë kështu konsumatori i dytë më i madh në industrinë e armatimit zviceran.
Vendi më i rëndësishëm vitin e kaluar ka mbetur Gjermania, me furnizime në vlerë prej 93.2 milionë frangash, e ndjekur nga Afrika e Jugut, India (34.6), SHBA (32.1) dhe Pakistani (25.5).
Prillin e kaluar Këshilli Federal kishte bërë presion, po përsëri kishte lejuar pjesërisht eksportet e armëve në rajonin e Gjirit. Para kësaj, një moratorium kishte ekzistuar për eksport për këtë rajon për shkak të luftës në Jemen. Kjo pjesërisht pasqyrohet edhe në shifrat. Krahasuar në vitin 2015, eksportet zvicerane në Arabinë Saudite u rriten nga 5.8 në 12.2 milionë franga zvicerane vitin e kaluar. Nga ana tjetër, ka pasur një rënie të eksporteve në Emiratet Arabe, Bahrein dhe Katar.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026










