Tematike
Zvicra ka mbi 8.6 milionë banorë: Rritje e numrit të të moshuarve
Numri i personave të moshës mbi 65 vjeçare është rritur nga 1.577.300 sa ishte në vitin 2018 në 1.606.100, në fund të vitit 2019
8,603.900 njerëz ka numëruar Zvicra në fund të vitit 2019, që është gati 60,000 më shumë se një vit më parë. Ndërkaq, përqindja e të moshuarve është rritur për 1.2 për qind, thuhet në një komunikatë të Zyrës Federale për Statistikë.
Kantoni i Cyrihut ka shënuar rritjen më të madhe. Nga ana tjetër, kantonet: Appenzell Innerrhoden, Neuenburg (Neuchatel), Nidwalden dhe Tiçino kanë regjistruar një rënie të popullatës.
Rritja e përgjithshme prej 0.7 përqind korrespondon me normat e rritjes në vitet 2003, 2006 dhe 2018. Ndërsa është më e ulët se ajo midis 2007 dhe 2016. Në atë kohë, popullsia në Zvicër qe rritur për më shumë se 1 për qind në çdo vit.
Ndërkohë, mbi një e katërta e popullsisë (25.3 për qind) përbëhet nga shtetas të huaj. Rritja prej 1,2 për qind e kësaj kategorie korrespondon afërsisht me atë të dy viteve të mëparshme. Por ajo është nën vlerën e shënuar nga viti 2007 deri në vitin 2016, transmeton albinfo.ch. Në atë kohë, përqindja e të huajve ishte rritur me 2.4 në 4.2 përqind çdo vit.
Kantoni i Gjenevës ka regjistruar përqindjen më të lartë të të huajve me gati 40 për qind (39.9%). Megjithatë, shkalla e rritjes prej 0.7 për qind në këtë kanton, është nën mesataren e vendit.
Në fundin e tabelës për nga numri i të huajve është kantoni Appenzell Innerrhoden, i cili ka regjistruar përqindjen më të ulët të të huajve, përkatësisht 11.3 për qind. Atje, numri i njerëzve me shtetësi të huaj ka rënë për 0,5% në 1,800.
Bilanci i migracionit ka një pjesë të madhe të meritës për rritjen e numrit të përgjithshëm të popullsisë: 170.800 njerëz kanë imigruar (janë vendosur në Zvicër), 0.4 për qind më shumë se një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, numri i emigrantëve (atyre që kanë lënë Zvicrën) ka rënë për 5.4 për qind. Bilanci i migracionit është rritur për 19.4 për qind.
Bilanci i lindjeve ka kontribuuar në një masë paksa më të vogël në rritjen e popullsisë. Tiçino si një kanton tradicional i pensionistëve ka regjistruar rritjen më të lartë të vdekjeve si përqindje në krahasim me lindjet: Pra, në këtë kanton janë shënuar 2,621 vdekje krahas 1753 lindjeve.
Numri i personave të moshës mbi 65 vjeçare është rritur nga 1.577.300 sa ishte në vitin 2018 në 1.606.100, në fund të vitit 2019. Përqindja e personave të moshuar në gjithë popullsinë, tani është 18.7 për qind.
Tashmë ka më shumë të moshuar se sa të rinj në dymbëdhjetë kantone zvicerane, transmeton albinfo.ch. Dhe pensionistët po vazhdojnë të jetojnë më gjatë: përqindja e njerëzve mbi moshën 80 vjeçare është rritur për 2.3 për qind, ndërsa 28.3 për qind e pensionistëve po arrijnë këtë moshë.
Në fund të vitit 2019, 1.600 njerëz ishin mbi 100 vjeç, gati 5 për qind më shumë se në një vit më parë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave















