Lajme
Zvicra ka nevojë edhe për 76,000 mësues të rinj deri në vitin 2031
Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka ardhur në këtë përfundim bazuar në rritjen e pritshme të popullsisë në Zvicër
Në mënyrë që të mund të mbulohen të gjitha nevojat për mësues për shkollimin e detyruar, në Zvicër do të duhet të punësohen deri në 76,000 mësues të tjerë gjatë nëntë vjetëve të ardhshme.
Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka ardhur në këtë përfundim bazuar në rritjen e pritshme të popullsisë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Më tutje, sipas BFS, për periudhën në fjalë për nivelin fillor nevojiten deri në 47,000 mësues të rinj dhe deri në 29,000 për nivelin e mesëm të ulët. Prandaj, numri i mësuesve për të gjithë periudhën e shkollës së detyruar konsiderohet se do të rritet me rreth 6 për qind deri në vitin 2031.
Nevoja është në thelb në rritje në të gjitha rajonet, i vetmi përjashtim është niveli i mesëm në Ticino, ku nuk është identifikuar ndonjë mungesë e madhe e mësimdhënësve.
Kriza e mungesës së mësuesve është bërë shumë aktuale, sidomos gjatë vitit të fundit, shkruan albinfo.ch. Për pasojë, në disa shkolla është marrë në konsideratë që të punojnë edhe mësues (ende) të pakualifikuar, gjegjësisht, studentë të fakulteteve të mësuesisë.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në














