Shkurt.ch
Zvicra ka nevojë për më pak doktorantë
Në tregun e punës doktoratura gjithnjë e më shumë ka humbur rëndësinë. Ky është konkluzioni i një studimi i quajtur «Dr. Arbeitslos».
Brenda pesë vjetëve, numri i të papunëve me tituj doktorësh është trefishuar. Në maj të 2008-ës janë regjistruar 849 doktoratë si të papunë në gjithë Zvicrën, ndërsa në gusht të 2013-ës numri i tyre është rritur në 2707. Kështu thuhet në një raport të ri nga Këshilli Zviceran për Shkencë dhe Inovacione, Swir, një organ këshillimor i Këshillit Federal të Zvicrës.
Studimi është titulluar «Dr. Arbeitslos» dhe shqyrton situatën e punësimit të të gjithë të diplomuarve të doktoraturës, me përjashtim të mjekëve.
“Rritja e papunësisë me një doktoraturë nuk shpjegohet larg”, thotë për NZZ kryetari i Svir, Astrid Epiney, rektor i Universitetit të Freiburgut.
Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se situata është “shumë serioze”.
„Integrimi në tregun e punës i të diplomuarve të doktoraturës është i vështirë”, shkruajnë ata.
Në këtë studim thuhet se titulli ka humbur rëndësinë ekonomike.
Këtë e ka konfirmuar për “NZZ am Sonntag” Jürg Zellweger, nga Shoqata e punëdhënësve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











