Lajme
Zvicra ka nevojë për specialistë të huaj, por kuotat janë plotësuar
Gjithsej 6500 leje pune ishin në dispozicion për specialistë nga vendet e treta jashtë BE-së për vitin 2016. Gjysma e tyre shkojnë nëpër kantone, gjysma tjetër është ruajtur nga qeveria federale si rezervë
IT nga India, inxhinierë nga SHBA-ja, kompanitë zvicerane kanë nevojë shumë për profesionistë të aftë. Por, e kanë një problem për shkak se lejet për specialistë nga vendet e treta jashtë BE-së janë të kufizuara.
Gjithsej 6500 leje pune ishin në dispozicion për specialistë nga vendet e treta jashtë BE-së për vitin 2016. Gjysma e tyre shkojnë nëpër kantone, gjysma tjetër është ruajtur nga qeveria federale si rezervë. Shumë nga kantonet tashmë kuotat e tyre i kanë më të ulëta.
“Novartis” tashmë ka probleme të tilla, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell albinfo.ch.
Dy vjet më parë Këshilli Federal ka justifikuar kuotat – për shkak të iniciativës për kufizim të imigracionit.
Léa Wertheimer, zëdhënëse e Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM), thotë për Radio SRF se për kantonet janë aktualisht në dispozicion rreth 500 leje pune për specialistë të huaj”.
SRF raporton të mos jenë plotësuar kuotat në St Gallen dhe Solloturn.
Këshilli Federal i Zvicrës ende nuk ka vendosur për kuotat e vitit 2017.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












