CH-Ballkani
Zvicër – Maqedoni, strategji e re e bashkëpunimit 2017-2020
Zvicra paraqiti një strategji të re të bashkëpunimit me Maqedoninë në periudhën prej 2017 deri në vitin 2020, ndërsa ambasadorja zvicerane në Shkup, Sybille Suter, theksoi se vendi i saj mbështet tranzicionin politik, shoqëror dhe ekonomik në Maqedoni që nga viti 1992, dhe strategjia e re synon të vazhdojë këtë mbështetje në katër vjetët e ardhshme përmes një qasje praktike fokusuar në rezultate konkrete.
” Jam e kënaqur që Zvicra mbështet Maqedoninë në 25 vjetët e fundit. Kemi arritur shumë dhe ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë, duke lejuar zhvillimin e institucioneve përgjegjëse, duke krijuar vende pune, përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës publike dhe mbrojtjen e mjedisit “, tha ambasadorija e Zvicrës, Sybille Suter.
Strategjia e re e «Swiss Cooperation 2017 – 2020» parashikon financimin e 69 milionë eurove. Objektivi kryesor është të mbështesë Maqedoninë në procesin e reformave dhe në përmbushjen e standardeve evropiane, dhe për të ndërtuar një demokraci sociale gjithëpërfshirëse dhe një ekonomi tregu, duke siguruar menaxhim efikas të burimeve natyrore.
Disa nga rezultatet e pritshme të strategjisë së re janë edhe transparenca më e madhe dhe përgjegjësi e pushtetit lokal, duke krijuar 4,400 vende të reja pune, dhe qasje në menaxhimin e burimeve të ujit për 115 mijë banorë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027















