Lajme
Zvicra ka vend për 10 milionë banorë
Zvicra vazhdimisht po rritet. Këto ditë po kalon kufirin prej 8 milionë banorëve. Por, ka ende mjaft vend për rritje të mëtejshme. Deri në 10.1 milionë njerëz ka hapësira rezervë për ndërtim.
Këto llogaritje i ka bërë Maria Lezzi, drejtoreshë e Zyrës Federale për Zhvillim Hapësinor (ARE). Deri tani ka hapësira rezervë të ndërtimit edhe për 1.4 deri 2.1 milionë banorë shtesë.
“Për këto hapësira nuk ka nevojë për vendim nga kantonet”, ka thënë ajo në një intervistë për gazetën «Sonntag».
Lezzi tregon mirëkuptim për mbipopullimin në Zvicër. Pranimi i iniciativës “shtëpi e dytë” ishte një sinjal i qartë i ndalimit”, tha ajo.
Lezzi, e cila kryeson me ARE që nga viti 2009, ka pranuar edhe dështimet në këtë drejtim. Sipas saj, përgjegjësia e planifikimit u adresohet kantoneve.
Përveç rritjes së popullsisë, vijnë edhe kërkesat në rritje për hapësirën e ndërtimeve.
“Që nga viti 1960, kërkesat për hapësirë për një person janë dyfishuar”.
Kjo gjendje mund të menaxhohet me ndërtime shtesë. Me zgjerimet nga një dhe dy shtëpi familjare në tri ose katër shtëpi, thotë mestjerash drejtoresha e Zyrës Federale për Zhvillim Hapësinor (ARE).
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










