Lajme
Zvicra kërkon ‘ndalim të plotë udhëtimi’ për azilkërkuesit e refuzuar
Në një veprim surprizë, qeveria zvicerane të mërkurën përshkroi projekt-masat që përfshijnë një ndalim udhëtimi për personat e lejuar të qëndrojnë në vend me bazë të përkohshme pasi refuzuan kërkesën e tyre për azil
Sipas projektligjit, rreth 40,000 mbajtës të lejeve në Zvicër – një grup i përbërë nga njerëz të cilëve u është refuzuar kërkesa e azilit, por nuk mund të dëbohen, sepse ata përballen me rrezik në vendin e tyre – nuk do të lejoheshin të udhëtojnë jashtë shtetit, përcjell albinfo.ch.
Njerëzit që do të udhëtonin në vendin e tyre automatikisht do të humbnin të drejtën e tyre për të jetuar në Zvicër, ndërsa përjashtime do të bëheshin vetëm në rastet kur udhëtimet afatshkurtra në shtëpi do të përdoreshin për t’u përgatitur për një kthim përfundimtar të ardhshëm, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM ) faqen në internet.
Qëndrimi i ri i ashpër i qeverisë zvicerane për udhëtime për mbajtësit e lejeve F është diçka befasuese, sipas të përditshmes zvicerane NZZ, përcjell albinfo.ch.
Këtë leje (F) e marrin kërkuesit e azilit, të cilët nuk pranohen si refugjatë, mirëpo merren përkohësisht. Leja duhet çdo vit të vazhdohet.
Aktualisht mbajtësit e lejeve F mund të udhëtojnë në shtëpi me leje të veçantë, siç janë rastet e vështirësive personale, përfshirë vdekjen ose sëmundjen serioze në familje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? Nga ndalimi i piroteknikës në hapësira publike deri te sistemi i ri i kufijve EES, prilli... -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë -
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër?













