Lajme
Me aksionin më të madh të riatdhesimit në histori, Zvicra kthen në vend 3700 veta
Janë realizuar 16 fluturime dhe rreth 3.700 njerëz janë kthyer nga vende të ndryshme
Ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis u është drejtuar sot mediave në konferencën për shtyp që po mbahet për çdo ditë në Bernë, që nga shpërthimi i krizës së koronavirusit. Ai, në fillim u ka bërë thirrje qytetarëve që, për shkak të situatës së rëndë me pandeminë, të mos shkojnë në Tiçino për festën e Pashkëve, shkruan srf.ch.
Pastaj, ka vazhduar ai: 800,000 qytetarë zviceranë jetojnë jashtë vendit. EDA (Ministria e Jashtme) ka nisur dy javë më parë fushatën më të madhe të kthimit në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Në këtë kuadër janë realizuar 16 fluturime dhe rreth 3.700 njerëz janë kthyer nga vende të ndryshme.
Kjo është realizuar në disa raste edhe në bashkëpunim me vendet fqinje. Midis të kthyerve janë 2100 shtetas zviceranë dhe 1600 të huaj, përcjell albinfo.ch. Tani janë planifikuar edhe pesë fluturime të tjera.
Misionet diplomatike do të mbështesin udhëtarët e bllokuar në të gjithë botën, ka thënë Cassis. Zvicra ka 170 përfaqësi në botë, dhe tani po bëhet e qartë se sa i rëndësishëm është ky “rrjet i jashtëm”. “Nevojiten marrëdhënie të mira diplomatike me vendet përkatëse para krizës, në mënyrë që të keni mundësi t’i përdorni ato shpejt gjatë krizës.”
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar
















