Lajme

Zvicra kundër organizatave shëndetësore për aborte

Zvicra ka kritika të ashpërta për abortime

Kompania e sigurimeve shëndetësore në Zvicër për primet kundër abortit ka ngjallur reagime të ashpërta kundër promovimt të aborteve, njofton albinfo.ch.

Raportet e fundit në mediat zvicerane se Helsana po ofron sigurime shëndetësore shtesë më të lira për anëtarët e një organizate kundër abortit, kanë nxitur kritika të gjera në Zvicër.

Ndonëse kjo masë mund të mos jetë e paligjshme, “është e diskutueshme nga pikëpamja etike”, tha deputeti Baptiste Hurni, i cili është edhe kryetar i shoqatës që përfaqëson interesat e pacientëve, duke i bërë jehonë reagimit të shumë zyrtarëve të tjerë.

Edhe në mediat sociale, politikanët dhe individët privatë, po kritikojnë pozicionin e Helsana-s, me shumë që kërcënojnë se do të anulojnë politikat e tyre me kompaninë.