Shkurt.ch
Zvicra, kundër trafikimit
Zvicra do të marrë masa të ashpra kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Ministrja e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga, ka prezantuar të enjten një plan nacional të veprimit kundër trafikimit.Plani i veprimit synon ndërgjegjësimin për një abuzim të tillë. Konkretisht është njoftuar opinioni se trafikimi i qenieve njerëzore nuk do të tolerohet në Zvicër.
“Karakteristikë është në Zvicër se viktimat nuk vendosin vetë, po tregtohen si mall”. Kjo vlen, sipas Sommarugas, për gratë nga vendet e varfra, të cilat joshen me premtime të rrejshme në Zvicër.Nga ana tjetër, është vështirë të flitet për shifra të sakta sesa është i përhapur trafikimi i qenieve njerëzore në Zvicër.
Në raportin vjetor të Zyrës Federale të Policisë thuhet se në të gjitha kantonet në vitin 2011 policia ka hetuar 222 raste nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore. Shumica e viktimave ishin gra, të cilat ishin të detyruara të bënin prostitucion.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










