Lajme
Zvicra kundërshton ndalimin e eksporteve të armëve
Votuesit zviceranë kanë refuzuar një propozim referendumi, i cili do të vendoste një ndalim të eksporteve të armëve.
Nisma do të ndalonte Bankën Qendrore zvicerane dhe fondet e pensionit të investojnë në kompani që bëjnë më shumë se pesë për qind të të ardhurave nga shitja e materialit të luftës – ndërsa prodhuesve të armëve do t’u mohohen linjat e kreditit në Zvicër, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Nisma dështoi në të dy pikat. Rreth 1,460,755 votues, ose 57.5 për qind, votuan kundër propozimit, me një pjesëmarrje prej 46.4 për qind, sipas rezultateve të botuara nga ATS. Për më tepër, një shumicë në vetëm tri kantone e gjysmë votuan pro.
Zvicra e njohur neutrale, e cila nuk ka qenë në luftë në shekuj, tashmë ndalon prodhimin e armëve bërthamore, biologjike dhe kimike, si dhe minat e tokës dhe municionet thërrmuese. Por, një koalicion i grupeve të paqes dhe partive me prirje të majtë kërkoi një ndryshim kushtetues duke e bërë të paligjshme për të financuar çdo kompani që prodhon çdo formë të materialit të luftës, duke përfshirë pushkë sulmi, tanke dhe përbërësit e tyre.
Sipas një raporti në fillim të këtij muaji nga grupi kërkimor Profundo, Banka Qendrore, banka të mëdha si UBS dhe Credit Suisse dhe institucione të tjera financiare zvicerane kanë gati 11 miliardë dollarë kredi dhe investime në kompani armësh, duke përfshirë BAE Systems, Lockheed Martin dhe Northrop.
Mbështetësit e nismës pretenduan se investimet e sektorit financiar zviceran në kompanitë e armëve ishin “të papajtueshme” me neutralitetin zviceran. Por, qeveria tha që përkufizimi në mënyrë efektive do të bllokonte financimin e firmave të aviacionit civil si Boeing, Airbus dhe Rolls Royce dhe do të dëmtonte pensionet, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse










