Lajme
Zvicra mbështet 10 shkolla profesionale në Kosovë
Shuma e përgjithshme e granteve arrin vlerën 100 mijë euro, nga të cilat përfitojnë 10 shkolla në tetë komuna
Qeveria zvicerane vazhdon të mbështesë zhvillimin e arsimit në Kosovë. Të enjten në lokalet e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë është nënshkruar edhe një marrëveshjeve për grantet shkollore, të parapara për t’u ndarë nga qeveria zvicerane, si mbështetje për shkollat partnere të projektit VES (Mbështetja e arsimit profesional dhe trajnimit).
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje këshilltari politik në MASHT, Ragip Gjoshi tha se deri më tani Zvicra ka dhënë mbi 10 milionë franga në fushën e arsimit dhe se implementimi i marrëveshjes së nënshkruar do të jetë shtysë e fortë për ngritjen e cilësisë në arsim.
Kurse zv.drejtori i Zyrës zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim “Swiss Contact”, Guido Beltran tha se punëtoritë e shkollave profesionale të cilat janë ndërtuar kohë më parë dhe të cilat po ndihmohen edhe tani do të ngrejnë cilësinë në arsim.
Këto grante i kanë përfituar disa shkolla të mesme profesionale nga e tërë Kosova, me ç`rast është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjes me drejtorët e këtyre shkollave dhe me drejtorët e drejtorive komunale të Arsimit.
Shuma e përgjithshme e granteve për të cilat u nënshkrua sot marrëveshja arrin vlerën 100 mijë euro, nga të cilat përfitojnë 10 shkolla në tetë komuna.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











