Lajme
Zvicra mbështet Kuvendin e Kamenicës
Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) nëpërmjet programit DEMOS ka organizuar punëtori lidhur me planin e punës të Kuvendit komunal të Kamenicës për vitin 2015
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet projektit (DEMOS) që funksionon në Kosovë, ka organizuar punëtori në komunën e Kamenicës, lidhur me planin e punës të Kuvendit komunal për vitin 2015, në programin e decentralizimit dhe në atë të vetëqeverisjes lokale.
(DEMOS) është program i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC).
DEMOS-in e përfaqësonin, Fatime Rrahmani dhe konsulenti Ramadan Klisurica. Të pranishëm në këtë punëtori pos kryesuesit të Kuvendit, Bajram Dermaku, ishin edhe këshilltarët e Kuvendit komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të disa zyrave komunale, thuhet në një njoftim zyrtarë të Komunës së Kamenicës.
Ky është takimi i dytë në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Kamenicës me përfaqësues të DEMOS-it.
Gjatë punëtorisë është arritur të krijohet një version i planit të punës së Kuvendit komunal i cili plan pritet të plotësohet edhe gjatë ditëve të ardhshme, si dhe të aprovohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të komunës.
Fatime Rrahmani foli për fushë veprimtarinë e DEMOS-it, dhe bashkëpunimin që do të kenë me komunën e Kamenicës.
Kryesuesi i Kuvendit komunal, Bajram Dermaku e falënderoi angazhimin e DEMOS-it, për të ndihmuar komunën në disa fusha, por nuk e la pa e përmendur edhe ish projektin LOGOS, për kontributin e dhënë në këtë komunë.
“Kamenica shquhet për transparencë dhe llogaridhënie dhe ne po bëjmë çmos që Asambleja Komunale e Kamenicës të jetë shembull i funksionimit të të gjitha organeve të saja” ka thënë Dërmaku.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













