Lajme
Zvicra mbështet strukturat e sigurisë
Shteti i Zvicrës do të vazhdojë përkrahjen e gjithanshme ndaj Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe strukturave të sigurisë, tha ambasadorja Krystyna Marty Lang
Shteti i Zvicrës do të vazhdojë mbështetjen për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, por edhe për dikasteret tera të qeverisë. Kështu deklaroi ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës, Krystyna Marty Lang gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Ky i fundit shprehi mirënjohjen për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti zviceran po japin për Kosovën, në të gjitha fushat.
Gjatë takimit u vlerësuan raportet ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Zvicrës, për faktin që një numër i madh i kosovarëve jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet.
Ambasadorja zvicerane, Lang uroi ministrin Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme. Ajo tha se shteti i Zvicrës do të vazhdojë përkrahjen e gjithanshme ndaj Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe strukturave të sigurisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër Zvicra shijon rritjen e temperaturave pas valës së ftohtë... -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal.











