Lajme

Zvicra me superkompjuter të ri, i gjashti më i fuqishëm në botë

Zvicra ka një kompjuter të ri.

Superkompjuteri, i quajtur Alps, është instaluar në Qendrën Kombëtare të Superkompjuterëve në Lugano.

Ai do të përdoret për të parashikuar dhe analizuar motin.

Ai mund të kryejë të njëjtat llogaritje në një ditë që do t’i duheshin një laptopi standard 40,000 vjet, transmeton albinfo.ch.

Aktualisht ai renditet si kompjuteri i gjashtë më i fuqishëm në botë, por mund të rritet ende pasi nuk funksiononte me kapacitet të plotë kur u kontrollua për herë të fundit në qershor.