Shkurt.ch
Zvicra merr kreun e OSBE-së
Për herë të parë Zvicra e pati kryesuar OSBE-në në vitin 1996. Ndërsa këtë Mandat ajo e ndan me Serbinë, e cila merr kryesimin më 2015
Duke filluar nga sot, një janar 2014 Zvicra merr kryesimin e OSBE-së (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë). Duke u vënë për të dytën herë në krye të kësaj organizate, Zvicra ka marrë zotime për angazhim në fushë të sigurisë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për reformim të OSBE-së.
Presidenti i sapozgjedhur federal, Didier Burkhalter e ka marrë të mërkurën detyrën e kryesimit të OSBE-së nga misnitri i jashtëm i Ukrainës, Leonid Koshara. Një vit më vonë, postin do ta trashëgojë ministri i jashtëm i Serbisë, pasi që Zvicra dhe Serbia ndajnë së bashku mandatin në krye të OSBE-së.
Zvicra dhe Serbia kanë aplikuar së bashku për udhëheqjen e OSBE-së për vitet 2014-2015, gjë që përbën risi në historinë e OSBE-së, shkruan srf.ch. Për arsye të aplikimit të përbashkët, synimet e caktuara për këtë mandat janë koordinuar së bashku me Serbinë.
Shkuar nga aspekti gjeografik, në plan të parë të preokupimeve të Zvicrës si kryesuese të OSBE-së do të jetë Ballkani Perëndimor me Kosovën dhe Armenia me Azerbajxhanin respektivisht konflikti në mes tyre për regjionin Nagorni-Karabach. Për tu marrë me këto çështje, Zvicra tashme ka emëruar dy të dërguar specialë.
Paraqitjen e tij të parë si kryesues i OSBE-së, presidenti Burkhalter do ta ketë më 16 janar, në mbledhjen e parë të Këshillit të Përhershëm, që do të mbahet në Vjenë. Ndërsa kulmi i angazhimit në küetë mandat do të jetëe takimi ministrave qe në dhjetor 2014 do të mbahet në Bazel.
Për herë të parë Zvicra e pati kryesuar OSBE-në në vitin 1996.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet












