Lajme
Zvicra mund ta heqë sot Maqedoninë e Veriut nga karantina
Sipas burimit, nga lista e rrezikut do të hiqen vendet e mëposhtme: Jordania, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia dhe Hungaria
Rreth një javë më parë, kur BAG e futi Portugalinë në mesin e vendeve me rrezik, portugezët që jetojnë në Zvicër qenë revoltuar keq.
Sipas listës, i binte që, në rast se ata gjatë festave të fundvitit do të shkonin për pushime në vendlindje, duhej të llogarisnin që me t`u kthyer në Zvicër, të mbylleshin në karantinë dhjetëditëshe.
Por tani ka shpresë: lista e karantinës do të ndryshojë përsëri sot, shkruan Blick, duke iu referuar “një burimi të mirëinformuar”. Kështu, disa vende do te dalin përsëri nga lista, e cila do të hyjë në fuqi të shtunën, më 19 dhjetor.
Propozime të reja aktualisht janë duke qarkulluar në zyrat kompetente, transmeton albinfo.ch. Sipas burimit të gazetës së përmendur, nga lista e rrezikut do të hiqen vendet e mëposhtme: Jordania, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia dhe Hungaria.
Por nga kjo listë do të dalin gjithashtu edhe rajone të caktuara të vendeve fqinje me Zvicrën, si: territori francez përtej detit Polinezia Franceze, rajoni italian Emilia-Romagna si dhe republikat (landet) federale austriake Kärnten, Austria e Epërme, Salzburgu dhe Steier.
Kjo do të thotë që asnjë republikë e Austrisë nuk është më zonë karantine për Zvicrën.
Por krahas kësaj, tashmë ka një listë tjetër që po qarkullon për konsultim në zyrat zvicerane, përcjell albinfo.ch. Një përshtatje e mëtejshme e listës është planifikuar për 28 dhjetor. Sipas propozimit aktual, Belize, Suedia dhe Turqia do të shtohen në listë. Por edhe një shtet gjerman – Saksonia.
Maqedonia e Veriut ka qenë më së gjati nga vendet e Ballkanit Perëndimor në listën e karantinës në Zvicër. Kjo, për shkakun e numrave të mëdhenj të infeksioneve me koronavirus. Ajo nuk është hequr nga “lista e zezë” kur u hoq Kosova, në fund të shtatorit dhe as në përshtatjen e fundit, kur nga kjo listë u hoq Shqipëria.
Nëse Maqedonia do të hiqet nga lista e rrezikut, do të jetë vendi i tretë ballkanik jashtë kësaj liste, krahas Kosovës dhe Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














