Shkurt.ch
Zvicra mund të ndalojë barin e syve “Ala Octa”
Është raportuar se ky medikament ka shkaktuar verbimin e përdoruesve të tij në disa raste në Francë dhe në Spanjë
Veprimi i një medikamenti që shërben për trajtimin e syve (pika të syrit) me emrin “Ala Octa” ka ngjallur shqetësim në disa vende perëndimore, përfshirë dhe Zvicrën. Është raportuar se ky medikament ka shkaktuar verbimin e përdoruesve të tij në disa raste në Francë dhe në Spanjë. Ata kanë përdorur këtë ilaç për kurim pas operacioneve të syve.
Për këtë arsye, instituti zviceran i barnave “Swissmedic” është duke e shqyrtuar mundësinë e ndalimit të përdorimit të “Ala Octa”s në Zvicër.
Ndërkohë edhe nga Zvicra është paraqitur një rast i dëmtimit të rëndë të shikimit si pasojë përcjellëse e përdorimit të medikamentit në fjalë, ka konfirmuar Swissmedic për radion SRF.
Ndërsa firma prodhuese ka iniciuar një aksion për kthimin e këtij medikamenti nga blerësit dhe farmacitë. Por ajo këmbëngul se provat laboratorike kanë dëshmuar rregullsinë e produktit. Sipas saj, pasojat e dëmshme në rastet e përmendura mund të kenë adhur nga përdorimi i gabuar i barit.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










