Shkurt.ch
Zvicra mund të shpallë amnesti tatimore
Amnestia tatimore nënkupton që personat që kanë bërë evazion fiskal (u kanë bishtnuar tatimeve) tashti, në kushte të zbutura mund t`i deklarojnë pasuritë që deri tash i kanë mbajtur të padeklaruara
Ministrja zvicerane e financave, Eveline Widmer-Schlumpf ka hapur debatin mbi nevojën e një amnestie të përgjithshme. Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, ministrja ka thënë se qartësimi i prejardhjes së “parave të zeza” vjen si detyrim nga këmbimi automatik i informacioneve (AIA). Nëse rregullat do të ndryshohen nevojitet një fazë kalimtare korrekte, ka theksuar ministrja.
Në kuadrin e AIA sa i përket botës së jashtme, Zvicra ka arritur një marrëveshje “rregullarizimi” me të gjitha shtetet partnere, shkruan srf.ch. Dhe, në përputhje me këtë situatë, ngjashëm duhet zgjidhur çështjen edhe në nivel vendi, ka sqaruar Widmer-Schlumpf.
Me futjen në fuqi të AIA, autoritetet tatimore të Zvicrës mund të marrin informacione mbi kontot deri tash të padeklaruara që zviceranët kanë hapur jashtë vendit, transmeton albinfo.ch. Kjo situatë e re e tematizon tash amnestinë tatimore. Ajo nënkupton që personat që kanë bërë evazion fiskal (u kanë bishtnuar tatimeve) tashti, në kushte të zbutura mund t`i deklarojnë pasuritë që deri tash i kanë mbajtur të padeklaruara.
Zvicra, nga viti 2010 mundëson deklarimin një herë në jetë të parave të zeza. Në një rast të tillë që quhet edhe “amnesti e vogël tatimore”, deklaruesit lirohen nga dënimi, por kamatat detyrohen t`i paguajnë.
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












