Jeta në Zvicër
Zvicra ndalon “Shtetin Islamik” me urdhëresë të veçantë
Qeveria e Zvicrës ka vendosur një urdhëresë në këtë drejtim që hyn në fuqi të enjten (nesër) dhe mbetet valide gjatë gjashtë muajve të ardhshëm
Qeveria e Zvicrës ka marrë sot vendimin për të shpallur të ndaluar grupin xhihadist të Shtetit Islamik (IS) në Zvicër. Ajo ka vendosur një urdhëresë në këtë drejtim që hyn në fuqi të enjten (nesër) dhe mbetet valide gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Grupimi “Shteti Islamik” është duke bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, thuhet në një komunikatë të Këshillit Federal të publikuar pasditen e sotme. Mbështetur në përshkallëzimin e javëve të fundit, qeveria e vednit ka vendosur që përmes një urdhërese të ndalojë veprimtarinë e këtyre grupimeve.
Urdhëresa në fjalë bën ndalimin jo vetëm të të gjitha aktiviteteve të organizatës, brenda e jashtë vendit por edhe të gjitha aksionet që i shërbejnë mbështetjes së saj, materiale ose me personel. Në terma konkretë kjo nënkupton ndalimin e grumbullimit të parave, joshjes së anëtarëve ose aksionet tjera propaganduese për organizatën në fjalë.
Kushdo që bie në kundërshtim me këtë ndalesë, në të ardhmen duhet të llogarisë me një dënim deri në tre vjet heqje lirie ose me gjobë. Në rastet e përmendura mund të ngrihen edhe masat pasurore të organizatës në fjalë, thotë komunikata.
Këshilli Federal ka autorizuar Departamentin e Mbrojtjes (VBS) për t`ia ofruar Këshillit një propozim për zgjidhje, në mënyrë që duke filluar nga fundi i vitit të sigurohet jetësimi i ndalimit të IS-it dhe organizatave simotra. Duhet të mbetet në fuqi edhe ndalimi i grupit Al-Kaida dhe organizatave të ngjashme, thuhet më tutje në komunikatë.
Aktualisht nuk është paraparë ndonjë rregullim i ndalimit në shkallë ligji për ndalimin e organizatës, konsideron VBS. Por Qeveria Federale është e gatshme të debatojë rreth zgjidhjeve, në rast se në kuadrin e konsultimeve parlamentare për Ligjin mbi Shërbimin Informativ sillen propozime adekuate, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it














