Lajme
Zvicra, ndër vendet me normën më të ulët të vrasjeve
Vrasjet në Shqipëri mbeten në nivele të larta, duke u renditur të pestët në Evropë për normën e vrasjeve për 100 mijë banorë
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe të përpunuara nga “Monitor”, për dy vjetët e fundit, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 1.8, ndër më të lartat krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian.
68 persona humbën jetën në Shqipëri në vitin 2018 dhe po aq ishin në 2017-ën. Thuajse çdo pesë ditë në Shqipëri në vitin 2018 është kryer vepra penale e vrasjes, përcjell albinfo.ch.
Numri i vrasjeve me dashje shënoi rënie në raport me vitin 2016, ku si pasojë e kësaj vepre penale, numri i vrasjeve arriti në 99, ku thuajse në çdo katër ditë, një shqiptar humbi jetën.
Krahasuar me vendet anëtare të BE-së, Shqipëria renditet krahas vendeve me normë të lartë. Rekordin në Bashkimin Evropian e mbajnë vendet baltike. Në Letoni, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 5.6, ndjekur nga Lituania me 4 vrasje për 100 mijë banorë dhe Estonia me 2.2 vrasje për 100 mijë banorë.
Edhe shteti ishullor i Maltës kishte një normë të lartë të vrasjeve. Referuar përllogaritjeve të Eurostat, numri i vrasjeve atje për 100 mijë banorë ishte 2.
Fill pas Shqipërisë renditet Belgjika, me 1.7 vrasje për 100 mijë banorë.
Nga ana tjetër, norma më e ulët e vrasjeve për 100 mijë banorë është përllogaritur në Luksemburg me 0.3 vrasje, ndjekur nga Norvegjia dhe Zvicra me 0.5 vrasje për 100 mijë banorë.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera
















