Shkurt.ch
Zvicra nderon viktimat e terrorit në Paris
Në gjithë Evropën janë kujtuar dhe nderuar sot me një minutë heshtje viktimat e sulmeve terroriste të Parisit. Edhe në Zvicër, në qytete të ndryshme është mbajtur minutë heshtjeje në nderim të viktimave.
Kështu, para ndërtesës së këshillit të Kantonit në Bazel rreth 60 veta kanë bërë nderimet dhe me këtë rast është ndërprerë për pak kohë qarkullimi i tramvajëve dhe autobusëve, shkruan srf.ch. Ndërsa në sheshin para Operës së Cyrihut qytetarët, në mesin e të cilëve edhe kryebashkiakja Corine Mauch kanë vendosur lule në shenjë nderimi për viktimat e Parisit.
Me iniciativën e presidentes së federatës, Simonetta Sommaruga sonte nga ora 18 deri në orën 18.45, Pallati Federal do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit francez. Ndërsa radioja e transmetuesit publik SRF emisionin e saj “Rendes-Vous” e ka filluar me një minutë heshtje.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











