Lajme
Zvicra ndihmon policinë evropiane të kapë trafikantët e fëmijëve
Zvicra ka marrë pjesë në një operacion të madh nga policia evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e cila rezultoi në arrestimin e 70 personave, sipas Europol.
“Europol mbështeti një operacion pan-evropian kundër trafikimit të të miturve për shfrytëzim seksual, lypje të detyruar dhe shfrytëzim të punës”, tha organi i bashkëpunimit policor i Bashkimit Evropian.
Rezultatet e përgjithshme përfshinin 34 arrestime për “trafikim të qënieve njerëzore” dhe 36 arrestime për “vepra të tjera të tilla si vjedhje, shpërndarje të materialit të shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe lehtësim të imigracionit të paligjshëm”.
Më shumë se 127,000 individë, 63.800 automjete dhe 1.100 lokacione u kontrolluan midis 17 dhe 23 qershorit 2019 në të gjitha vendet pjesëmarrëse, sipas Europol.
“Autoritetet e zbatimit të ligjit kontrolluan pronat private, ndërmarrjet tregtare, hotelet, autobusët dhe stacionet e trenave, portet e trageteve, aeroportet dhe vendkalimet kufitare”.
Bashkëpunimi pan-evropian lejoi gjithashtu identifikimin e 206 viktimave të mundshme, 53 prej të cilave u konfirmuan se ishin të mitur. Këto aktivitete “mundësuan fillimin e 31 rasteve të reja të trafikimit njerëzor nëpër vendet e ndryshme pjesëmarrëse”, thotë Europol.
Operacioni u drejtua nga Mbretëria e Bashkuar dhe përfshinte 15 vende të BE-së plus Zvicrën dhe Islandën, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike












