Lajme
Zvicra ndihmon Preshevën për pritjen e refugjatëve
Numër rekord i refugjatëve kanë ardhur në Preshevë ditës së sotme. Mbi 5 mijë refugjatë kanë hyrë nga Maqedonia, ndërsa Zvicra dhe BE ndihmojnë Preshevën me 240 mijë €
Drama e refugjatëve nga Siria dhe shtetet tjera të Lindjes së Mesme që po ikin drejt Bashkimit Evropian po vazhdon me intensitet të shtuar. Lugina e Preshevës është shndërruar në korridorin kryesor, prej nga refugjatët po nisen në drejtim të Hungarisë dhe Kroacisë.
Sipas burime nga Presheva, më shumë se pesëmijë refugjatë kanë hyrë në këtë qytet vetëm gjatë ditës së sotme.
Refugjatët nga fshati Miratoc, që është pika kufitare me fshatin Llojan të Kumanovës, po barten me autobus të UNHCR-së, por edhe nga disa fshatarë shqiptarë të cilët me traktorë në mënyrë humane i kanë transportuar deri të stacioni i autobusëve në Preshevë.
Kryqi i Kuq në Serbi ka pohuar se ky është një fluks rekord i emigrantëve dhe sipas informatave të marra nga terreni, nuk po i shihet fundi kolonave të refugjatëve sirianë që po vijnë nga Maqedonia.
Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Alimi, ka thënë për mediat serbe se vala e fundit e refugjatëve karakterizohet me numër të madh të fëmijëve, të cilët janë të lodhur nga udhëtimi në këmbë, transmeton TG.
“Në qendrën tonë të pritjes, vetëm gjatë dhjetë orëve të fundit kanë hyrë mbi pesëmijë refugjatë, ndërsa kolonat e me të ardhur nuk kanë fund. Po presim një valë të re të madhe të emigrantëve sirianë”, thotë Alimi.
Duke parë se Presheva është vendi ku kalojnë shumica e refugjatëve që ikin drejt BE-së, Qeveria e Zvicrës dhe BE, kanë dhuruat 240 mijë euro për refugjatët. Këto ndihma janë dhënë në kuadër të paketës së ndihmës për Qendrën pranuese, përmes programit për zhvillim “Progresi Evropian”.
“Mjetet e dorëzuara do t’í shërbejnë Qendrës për t’u përkujdesur për refugjatët më të lënduar dhe të përmbushë kushtet elementare higjieniko-sanitare, të nevojshme për pritjen e njerëzve, siç janë heqjen e mbeturinave dhe furnizimi me ujë. Këto nevoja janë identifikuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës si dhe Komisariatin për Refugjatë”, thuhet në njoftimin e programit Progresi Evropian në Serbi, transmeton portali rajonal Titulli.
Në kuadër të kësaj ndihme Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës, përmes Progresit Evropian, kanë siguruar mjetet për blerjen e një kamioni për largimin dhe transportin e mbeturinave, me anë të cilit ndërmarrja komunale do të mund të mbajë pastërtinë më mirë në Qendrën për refugjatë, por edhe në qytet.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











