Lajme
Zvicra financon projektin për punësimin e RAE-s në Kosovë
Arrihet marrëveshje e bashkëpunimet në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondacionit Create për ngritjen e punësimit tek komuniteti RAE
Me financimin e Swiss Development Coorporation (SDC) Zyra në Kosovë, sot në Prishtinë është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) të Qeverisë së Kosovë dhe Fondacionit Create, për realizimin e një projekti që ngrit punësimin tek të rinjtë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (EYE-RAE).
Ky financim i Qeverisë së Zvicrës implementohet nëpërmjet Helvetas Swiss Intercooperation.
Marrëveshjen e ka nënshkruar zëvendësministri i MPMS-së, Qazim Rrahmani, e i cili e ka vlerësuar lartë këtë projekt, i quajtur: “Ngritja e kapaciteteve për punësimin e të rinjve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”.
Projekti do të fokusohet tek aftësimi dhe riaftësimi profesional si dhe mbajtja e trajnimeve përkatëse rreth asaj se si të arrihet prej kërkesës për punësim deri tek punësimi konkret nga Fondacioni Create. Gjithashtu sipas marrëveshjes do të përkrahen edhe ndërmarrës të rinj, të suksesshëm të komunitetit.
Sipas kësaj marrëveshje Ministra e Punës është e obliguar që përmes zyrave të punësimit të bëj përpilimin e listës së kandidatëve që janë të regjistruar si të papunë, të ofroj trajnime pran qendrave të aftësimeve profesionale si dhe të siguroj çertifikimin e kandidatëve pas përfundimit me sukses të trajnimit.
Lidhur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje zëvendësministri Rrahmani ka thënë se Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale do t’i përmbush obligimet e dala nga kjo marrëveshje dhe njëkohësisht është shprehur se një bashkëpunim i tillë nuk do të mungojë me cilindo institucion tjetër që ka për synim projekte tjera të përbashkëta në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Gjatë këtij takimi i pranishëm ishte edhe ministri i MPMS-së, Arban Abrashi i cili është shprehur se brenda mundësive të lejuara politikat e Ministrisë do të jenë edhe më tutje në favor të komuniteteve duke synuar një bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen me Fondacionin Create.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme













