Shkurt.ch
Zvicra, “në fund të pusit” për prodhimin e energjisë së ripërtërishme
Vetëm Sllovenia, Sllovakia, Hungaria dhe Letonia janë mbrapa Zvicrës kur bëhet fjalë për përfitimin e energjisë elektrike nga burimet si dielli dhe era
Zvicra, ndonëse njëri ndër vendet me standardin më të lartë (jo vetëm) në Evropë është duke çaluar ndjeshëm sa i përket prodhimit të energjisë së ripërtërishme. Ajo, në mesin e 29 vendeve të Evropës zë vetëm vendin e 25-të në këtë pikë.
Vetëm Sllovenia, Sllovakia, Hungaria dhe Letonia janë mbrapa Zvicrës kur bëhet fjalë për përfitimin e energjisë elektrike nga burimet si dielli dhe era. Arsyeja për këtë prapambetje të Zvicrës është mungesa e parasë gjegjësisht mosgatishmëria e shtetit për të investuar.
Udhëheqësja e studimit të realizuar për këtë çështje, Myriam Pflanzer thotë se janë 37.000 projekte të kësaj natyre që po presin në listë për t`u financuar nga shteti.
Ndryshe nga shtete tjera të Evropës Perëndimore, ku energjia e ripërtërishme bën një pjesë të madhe në gjithë vëllimin e energjisë së prodhuar, në Zvicër ajo ka një rëndësi mjaft margjinale. Në vitin 2015 në këtë vend janë prodhuar rreth 170 kilovatorë energji nga dielli dhe nga era, sasi kjo që është e barabartë me atë që shpenzon një frigorifer brenda një viti.
Edhe pse gjatë pesë viteve të fundit Zvicra ka 15 fishuar prodhimin e energjisë elektrike nga dielli dhe trefishuar atë nga era, ajo nuk ka arritur të përmirësojë pozitën e saj në listën e përmendur, ku mbetet e 25-ta në Evropë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













