Shkurt.ch
Zvicra, në luftë totale ekonomike
Sipas drejtorit të përgjithshëm të UBS-së, Sergio Ermotti, që nga 2008-a pozita financiare e Zvicrës është e sulmuar
Sipas numrit një të bankës më të fuqishme në Zvicër dhe ndër më të fuqishmet në botë, Union of Banks of Switzerland (UBS), sulmet kundër sekretit bankar nuk janë asgjë tjetër përpos një luftë ekonomike, raportojnë mediet zvicerane.
$Këto sulme kanë shënjestër të veçantë t’i dobësojnë dy bankat kryesore zvicerane që janë të suksesshme në plan ndërkombëtar. “Kjo duhet të thuhet haptazi”, është shprehur shefi i UBS-së.
Sipas tij, jo vetëm politikanët e huaj kanë interes të lansojnë sulme kundër Zvicrës, mirëpo edhe “konkurrentët tanë”. “Bankat tona menaxhojnë fonde të huaja prej 2200 milardë frangash zvicerane. Disa banka që janë në konkurrencë me ne si dhe disa vende financiare kërkojnë që të fitojnë tregje të reja”, vazhdon drejtori i UBS-së. Ka mjaft aktorë që kanë interes ta shohin Zvicrën të struket.
Në sytë e Sergio Ermotti, Zvicra tashmë ka bërë koncesione. Ne kemi bërë gabim në një pikë: ndryshimi është bërë shumë shpejt, ne është dashur të marrim më shumë kohë për t’u adaptuar. Modeli i biznesit të deritanishëm është zhvilluar gjatë 60 vjetëve të fundit, kurse është dashur të ndryshohet çdo gjë për një vit
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












