Lajme
Zvicra në mbështetje të artit kosovar
Ambasada e Zvicrës në Prishtinës ka mbështetur financiarisht festivalin “Do you red me” që u mbajt në Mitrovicë
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka mundësuar mbajtjen e Festivalit të Letërsisë “Do you read me” (A më lexon mua), që u mbajt në Mitrovicë. Duke mbështetur financiarisht këtë eveniment, ambasada helvetike edhe një herë dëshmoi se mbështet aktivitetet kulturore që kanë vlerë artistike.
Ku festival është organizuar për herë të parë në këtë Mitrovicë, është organizuar nga organizata CBM nga Mitrovica në bashkëpunim me Qendrën “Multimedia”, dhe organizata “Krokodili,” nga Beogradi. Kurse është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Zvicrës.
Në hapjen e festivalit që u bajt në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” kanë marrë pjesë artistë të ndryshëm të artit skenik nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Serbia.
Në hapje të këtij festivali, regjisori Bekim Lumi, i cili e ka moderuar festivalin së bashku me kroaten Mima Simiq, ka thënë se është rast i mirë që qytetarët e Mitrovicës janë grumbulluar “jo për ndonjë parti politike por për partinë e letërsisë”, raporton “KultPlus”.
Në fakt, vetëm pak minuta pas hapjes së festivalit, gazetari dhe shkrimtari Halil Matoshi ka recituar poezi të tij, për të cilat fillimisht ai ka kërkuar mirëkuptim ngase janë të shkruara në dialektin gegë dhe jo në standardin e gjuhës shqipe.
Pas tij, publiku i pranishëm ka pasur mundësi ta dëgjojë rrëfimin e dy shkrimtarëve, Vlladimir Arsejenovic nga Beogradi dhe Xhevdet Bajra nga Rahoveci, të cilët, siç kanë thënë ata, rastësisht ishin takuar në vitin 1999 në qytetin e Meksikos, ku më pas ishin njoftuar dhe nga ku kanë vazhduar kontaktet me njëri-tjetrin.
Pjesë tjetër interesante e festivalit ka qenë bashkëbisedimi i dy aktorëve të njohur, kosovarit Enver Petrovci dhe aktori serb, Miki Manoljeviç, të cilët kanë folur për përvojat e tyre si aktor në ish-jugosllavi.
Vetë Petrovci ka kujtuar se si në fillim të karrierës së tij ka luajtur në një serial serb që është transmetuar në Televizionin e Beogradit, ku siç ka thënë ai, ka luajtur edhe aktori Manjolevic, por jo në të njëjtin serial.
“Por nuk kemi pasur rast të takohemi. Natyrisht Miki ka qenë dhe është njëri prej emrave më të nderuar, jo të popullarizuar, por të nderuar”, ka thënë ai, duke e cilësuar atë si aktor që ka punuar vetëm në projekte të mëdha dhe të suksesshme.
Edhe kolegu i tij Miki Manoljevic e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë Petrovcin, duke kujtuar se si ai në rininë e hershme kishte arritur që për një kohë të shkurtë ta mësojë gjuhën serbe, ndërsa ka theksuar se pavarësisht ngase ka jetuar në ish-Jugosllavinë ku kanë jetuar edhe shqiptarët, ai nuk ka arritur ta mësojë aspak gjuhën shqipe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











