Futboll
Zvicra në nëntë ndeshje pa fitore, rekordi më negativ në 40 vjetët e fundit
Zvicra nuk ka fituar prej 29 qershorit të vitit të kaluar kur e eliminoi Italinë në një të tetën e finales në “Euro 2024”
Në ndeshjen e fundit, Zvicra barazoi 1:1 me Irlandën e Veriut në ndeshjen që u zhvillua në “Windsor Park” në Belfast, ndërsa nuk ishte Granit Xhaka e as disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm, përcjell albinfo.ch.
Andi Zeqiri luajti për Zvicrën nga minuta e 59-të, kurse Albian Hajdari mbeti në bankën rezervë.
Isaac Price kaloi në epërsi Irlandën e Veriut në minutën e 16-të. Për 1:1 shënoi Vincent Sierro në minutën e 29-të.
Mediumet zvicerane kanë qenë kritike për mënyrën e lojës që zhvilloi Zvicra, ndërsa kanë përmendur edhe rekordin më negativ në 40 vjetët e fundit për helvetikët.
Zvicra nuk ka fituar që nga 29 qershori i vitit të kaluar, kur e eliminoi Italinë në një të tetën e finales në “Euro 2024”.
Më pas ka pësuar pesë humbje dhe ka barazuar në tri ndeshje të tjera.
Të premten, ndeshja me Irlandën e Veriut ishte miqësore.
Para 40 vjetësh, Zvicra kishte nëntë ndeshje pa fitore.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











