Shkurt.ch
Zvicra negocion një marrëveshje tregtie me Kinën
Zvicra zë vendin e nëntë në listën e partnerëve tragtarë të Kinës në Evropë ndërsa Kina është partneri kryesor i Zvicrës në Azi
Zvicra dhe Kina do të negociojnë brenda javëve të ardhshme një marrëveshje për tregtinë e lirë që do të ketë për synim më pak doganime dhe shmangie të diskriminimit.
Në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ministri federal për ekonomi dhe financa Johann Schneider-Ammann me ministrin kinez të tregtisë, Chen Deming kanë nënshkruar një draft marrëveshjeje. Nga kjo paramarrëveshje do të përfitojnë fusha e financave dhe sigurimeve, shkruan 20minuten.ch.
Zvicra zë vendin e nëntë në listën e partnerëve tragtarë të Kinës në Evropë ndërsa Kina është partneri kryesor i Zvicrës në Azi.
Gjatë 11 muajve të vitit 2010 Zvicra ka eksportuar në Kinë mallra në vlerë prej 6.7 miliardë frangash ndërsa ka importuar nga Kina mallra në vlerë prej 5.6 miliardë frangash.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











