Shkurt.ch
Zvicra nuk do të jetë e pranishme në samitin e ardhshëm në Kanë të G20-ës
Samiti i ardhshëm i G20-ës, i cili bashkon ekonomitë kryesore të botës, do të zhvillohet përsëri pa praninë e Zvicrës. Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) ka konfirmuar mosprezencën e Zvicrës për mediat zvicerane.
Në vend të Zvicrës presidenti francez, Nikolas Sarkozi, zgjodhi të ftojë Singaporin në samitin e G20-ës, i cili do të mbahet në nëntor në Kanë (Francë). Qyteti i shtetit aziatik kishte marrë ftesën që nga takimi i mëparshëm i këtij samiti, kur u mbajt në Seul (Koreja e Jugut).
Prej muajsh Zvicra, e para për nga qëndresa financiare për menaxhimin e pronës, bisedon në prapaskenë me vendet joanëtare të G20-ës me qëllim që të rrisë ndikimin e saj. Në margjinat e konferencës së Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) në Paris, ajo ka organizuar më 5 maj takimin e parë me këto shtete që janë jashtë grupit 20.
Më këtë rast, një duzinë vendesh morën pjesë, duke përfshirë edhe Norvegjinë, Holandën, Suedinë si dhe Kosta Rikën, tregon Antje Baertsch, zëdhënëse për SECO. Ndërsa një tjetër takim i tillë do të mbahet para se të fillojë samiti i Kanës.
Prej muajsh Nikolas Sarkozi i kishte premtuar Zvicrës se do të integrohej në vendimet e samitit G20. Presidenti francez, megjithatë, përjashtonte pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në krye të samitit. Për t’u siguruar për integrimin e saj, SECO ka organizuar disa takime me “treshën”, siç janë presidenca e kaluar, e tashme sdhe ajo e ardhme e G20-ës.
Objektivi i kësaj ofensive ka pasur për qellim parandalimin e asaj që ndodhi më 2009, kur Zvicra, pa u konsultuar, është vënë në listën e hirtë të parajsave (strehë) të taksave nga OBZHE-ja me porosinë e G20-ës.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












