Lajme
Zvicra nuk do të lirojë ende rezervat e naftës, thotë presidenti
Vendimi vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë tronditur tregjet globale të energjisë dhe kanë rritur shqetësimet për furnizimin me naftë në shumë vende
Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, ka deklaruar se vendi nuk planifikon për momentin të lirojë rezervat strategjike të naftës, pasi aktualisht nuk ka mungesë serioze të furnizimit me energji.
Duke folur për mediat të premten, Parmelin tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) u ka bërë thirrje vendeve anëtare që vullnetarisht të lirojnë një pjesë të rezervave të tyre të naftës, por Zvicra nuk e sheh të nevojshme të veprojë tani, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, qeveria zvicerane mund të lirojë rezervat e naftës vetëm në rast të një mungese serioze në vend. Për këtë arsye, aktualisht nuk ekziston bazë ligjore për të reaguar ndaj thirrjes së IEA-së.
Megjithatë, Parmelin theksoi se teorikisht rezervat mund të përdoren edhe për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare të Zvicrës, edhe nëse brenda vendit nuk ka krizë furnizimi.
Vendimi vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë tronditur tregjet globale të energjisë dhe kanë rritur shqetësimet për furnizimin me naftë në shumë vende.
Në fillim të kësaj jave, IEA vendosi të lirojë rreth 400 milionë fuçi naftë nga rezervat për të stabilizuar tregun global.
Në Zvicër, ndërkohë, autoritetet po monitorojnë situatën energjetike, ndërsa çmimet e karburanteve janë ndikuar nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani Lionella Jakaj është e lindur në Vjenë, me origjinë shqiptare nga dy prindër nga komuna e... -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët po udhëtojnë më pak në SHBA, biletat e avionëve po bëhen më të lira Linjat ajrore kanë filluar të ofrojnë bileta me çmime shumë më të ulëta për destinacione si... -
Studimi: Starbucks kursen miliona në taksa përmes tregtisë së kafesë nga Zvicra -
Avioni zviceran detyrohet të kthehet në Cyrih pas ngritjes, shkak problem me frenat -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Furra tradicionale në Cyrih mbyll degën pas vetëm një viti













