Lajme
Zvicra nuk do të respektojë vendimin e Gjykatës Evropiane për klimën
Në një vendim historik të dhënë më 9 prill, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) mbajti anën e një grupi pensionistësh zviceranë, të cilët ‘paditën’ vendin për mosbërjen e mjaftueshme për të zbutur efektet e ngrohjes globale, përcjell albinfo.ch.
GJEDNJ tha se Zvicra kishte shkelur Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila garanton “të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare” dhe urdhëroi qeverinë t’u paguante ankuesve një gjobë prej 80,000 euro (78,555 franga).
Megjithëse Zvicra duhet t’i vërë veshin gjykimeve të GJEDNJ – dhe e kishte bërë këtë në të kaluarën – Këshilli i Shteteve votoi të mërkurën për të shpërfillur këtë vendim të veçantë.
Në vend të kësaj, Këshilli Federal do të duhet t’i dëshmojë Këshillit të Evropës se Zvicra po respekton të gjitha angazhimet e saj ndërkombëtare për klimën.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











