Shkurt.ch
Zvicra nuk do t`i ndalojë qeset plastike
Në vend të kësaj, do të angazhohet për marrëveshje vullnetare në mes të shitësve me pakicë që do të çonte drejt reduktimit të shfrytëzimit të qeseve me një përdorim deri në 80 për qind krahasuar me sot
Qeset e holla të plastikës për një përdorim, në Zvicër mund të përdoren edhe më tej. Pas heqjes dorë të Dhomës Nacionale të Parlamentit, nga kërkesa për ndalim të tyre ka hequr dorë edhe Komisioni për Ambient i Dhomës së Kantoneve, njofton shërbimi për informim në kuadër të parlamentit.
Siç shkruan srf.ch duke iu referuar njoftimeve nga parlamenti, politika tash e tutje do të angazhohet për marrëveshje vullnetare në mes të shitësve me pakicë. Një marrëveshje e tillë do të çonte drejt reduktimit të shfrytëzimit të qeseve me një përdorim deri në 80 për qind krahasuar me sot.
Më tutje, duke filluar nga viti 2018 konsumatorët do të detyrohen të paguajnë për qeset e vogla të cilat sot jepen falas nëpër arkat e shitoreve.
Marrëveshja e synuar do të vlejë vetëm për shitoret që shesin kryesisht artikuj ushqimorë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













