Lajme
Zvicra nuk është vendi më i shtrenjtë në Evropë
Si krahasohen çmimet në Zvicër me pjesën tjetër të BE-së?
Dihet se kostoja e të jetuarit në Zvicër është jashtëzakonisht e lartë, sidomos Cyrihu dhe Gjeneva pothuajse rregullisht janë renditur në mesin e qyteteve më të shtrenjta në botë, transmeton albinfo.ch.
E së fundi, një studim i ri tregon se zviceranët duhet të paguajnë 168 franga për një shportë të mallrave të konsumit që kushtojnë mesatarisht 100 euro në Bashkimin Evropian.
Bazuar në raportin e barazive të fuqisë blerëse, të publikuar javën e kaluar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), Zvicra është vendi i tretë më i shtrenjtë në Evropë për sa u përket çmimeve.
E çmimet janë cilësuar veçanërisht të kushtueshme kur bëhet fjalë për ushqim, pije, hotele, restorante, veshmbathje dhe sigurime shëndetësore.
Por Islanda dhe Norvegjia janë edhe më të shtrenjta, sipas raportit, shkruan TheLocal.
Shporta e produkteve që kushton 168 franga në Zvicër, është 107 euro në Gjermani, 109 euro në Francë dhe 111 euro në Austri; me 98 euro, Italia është pak nën mesataren evropiane.
Niveli më i ulët i çmimit është regjistruar në Turqi, e ndjekur nga Maqedonia Veriore dhe Shqipëria.
Nga ana e ndritshme, çmimet për artikuj të caktuar, siç janë mobiliet dhe elektronika e konsumit, janë më të ulëta në Zvicër sesa mesatarja evropiane, sipas të dhënave.
Një krahasim tjetër i ri nga Eurostat tregon Zvicrën është në vendin e dytë për sa u përket çmimeve, menjëherë pas Islandës.
Sidoqoftë, studime të tjera kanë treguar që edhe përkundër kostos së lartë të jetesës, Zvicra ka një nga fuqitë më të mira blerëse në botë falë një kombinimi të faktorëve të tillë, si të ardhurat e larta dhe taksat e ulëta.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor Të gjithë të burgosurit në Zvicër duhet të mbulohen nga sigurimi shëndetësor në të ardhmen. Kjo... -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj -
I bie mbi kokë paleta me tjegulla: Vdes në kantier nxënësi 15 vjeçar -
Zvicra do të blejë më pak avionë luftarakë F-35 sesa ishte planifikuar -
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit












