E-Diaspora
Zvicra nuk llogarit në Bashën
Mesfushori kosovar, Migjen Basha nuk është në planet e trajnerit të Përfaqësueses së Zvicrës Ottmar Hitzfeld
Zyrtari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Marco von Ah ka thënë për Kohën Ditore se Basha mund të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë.
Mesfushori i ekipit italian, Torino, ka kohë që dëshiron të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë. Ai të premten ka deklaruar se ëndrra e tij për t’u veshur kuqezi mund t’i bëhet realitet në ndeshjen kundër Norvegjisë, që zhvillohet më 22 mars, në kuadër të eliminatoreve të botërorit “Brazili 2014”.
“Migjen Basha së fundi ka luajtur për U-21 të Zvicrës më 14 tetor të vitit 2008. Ai kurrë nuk është zgjedhur për Përfaqësuesen ‘A’ të Zvicrës. Kjo do të thotë se ai mund të luajë për Përfaqësuesen e Shqipërisë. Për më tepër, ai nuk është në plane të trajnerit Ottmar Hitzfeld për Përfaqësuesen A”, ka thënë Marco von Ah.
Basha 26-vjeçar është nga Kosova, por ka lindur në Zvicër dhe ka pasaportë të këtij vendi.
“Më gëzon shumë deklarata e zyrtarëve të Federatës zvicerane, pasi nuk ia vlen të më mbajnë peng, pasi ata i kanë punët mirë në mesfushë. Me dokumentin që më ka lëshuar Ministria e Brendshme e Shqipërisë dëshmohet se unë jam me prejardhje nga Shqipëria. Pasi ta nisim për në FIFA, ne do të presim përgjigje dhe më pas me atë përgjigje të FIFA-s do t’i drejtohemi edhe Federatës zvicerane për të marrë edhe një përgjigje nga ata. Shpresat i kam të mëdha, pasi vetëm ky dokument më mungonte”, ka thënë Basha për gazetën.
Basha këtë edicion në Serie A të Italisë ka shënuar një gol në 13 paraqitje. Ai te Torino ka kaluar nga skuadra tjetër e Serie A, Atalanta. Më herët ka luajtur edhe për disa skuadra të vogla italiane, si dhe te disa klube zvicerane.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër












