Lajme
Zvicra, për shkak të neutralitetit të saj, nuk pranon të plagosur nga Ukraina
Refuzimi nga Berna vjen pavarësisht miratimit parimor që i është bërë planit të drejtorëve kantonalë të shëndetësisë, i cili parashihte pranimin e tyre
Zvicra nuk do të pranojë të plagosur nga Ukraina. EDA (Ministria e Jashtme e Zvicrës) e ka bërë të ditur këtë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, të hënën. Gazetat Tamedia kishin raportuar më parë për negociatat përkatëse në këtë drejtim, transmeton albinfo.ch. Ndërsa arsyeja e anulimit që është dhënë nga departamenti i jashtëm ka të bëjë me “pengesat sipas ligjit të neutralitetit”.
Si një vend neutral – veçanërisht si një shtet depozitues i Konventave të Gjenevës – Zvicra, sipas EDA-s gjithashtu zotohet të sigurojë që, sipas ligjit ndërkombëtar të luftës, askush të mos kthehet në front pas rimëkëmbjes, shërimit, përcjell albinfo.ch. Në vend të kësaj, Zvicra dëshiron të intensifikojë përpjekjet e saj në terren.
Refuzimi nga Berna vjen pavarësisht miratimit parimor që i është bërë planit të drejtorëve kantonalë të shëndetësisë (GDK). Siç shkruajnë në një deklaratë të hënën, ata (drejtorët kantonalë) kanë ofruar trajtimin në Zvicër të personave të plagosur në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










