Shkurt.ch
Zvicra përballë recesionit
Pritet që Produkti i Brendshëm Bruto i Zvicrës këtë vit do të bie me 0.5 për qind.
Ekonomia zvicerane po përballet me recesionin për shkak të goditjeve nga frangu i fortë, paralajmëron ETH, Instituti për Kërkime Ekonomike në Cyrih. Duke pasur parasysh se Banka Nacionale e Zvicrës në betejën kundër frangut të fortë zviceran ka hequr dorë nga kufizimi i normës minimale të këmbimit në vlerë 1.20 €, çmimi i valutës zvicerane u rrit me më shumë se 15 për qind, që është një goditje për industrinë e eksportit, turizmit, të cilat humbin fuqinë konkurruese.
“Punësimi në këta sektorë do të reduktohet, dhe gjithashtu kjo do të ndikojë për ekonominë”, thonë në ETH. Pritet që Produkti i Brendshëm Bruto i Zvicrës këtë vit do të bie me 0.5 për qind. Për 2016 parashikohet një rritje zero, ndërsa deri tash pritja për dy vitet e ardhshme ishte për njër rritje prej dy për qind.
Sipas Instituti gjithashtu pritet të ketë rritje të papunësisë deri gati pesë për qind brenda një viti, në krahasim me rezultatet aktuale të papunësisë që shkojnë në katër për qind. Në parashikimin tjera, Instituti pret që çmimi i një frangut të shkojë deri 1 euro.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës Zyra Federale e Sigurisë Kibernetike (FOCS) po ngre alarmin në lidhje me ofertat mashtruese të punës... -
Më shumë shpëtime në malet zvicerane në vitin 2025, por më pak vdekje -
Gjykata Federale: Vetëm qumështi mund të quhet qumësht -
Bllokim trafiku përpara portalit verior: Pritje e gjatë para tunelit Gotthard -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut












