Lajme
Zvicra përballet me rritje të deepfake-ve që synojnë fëmijët
Agjencitë për mbrojtjen e fëmijëve në Zvicër po paralajmërojnë për një rritje shqetësuese të rasteve të deepfake-ve që përfshijnë fëmijë. Sipas tyre, gjithnjë e më shumë të mitur po bëhen viktima të bullizmit në internet, ku përdoren imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, përfshirë foto nudo të rreme.
Shërbimi për raportim dhe këshillim clickandstop.ch ka regjistruar një rritje të ndjeshme të kërkesave për ndihmë gjatë vitit 2025. Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar të mërkurën nga Shërbimi për Mbrojtjen e Fëmijëve, numri i përdoruesve është rritur me 63% krahasuar me një vit më parë. Ky zhvillim konfirmon një trend që ishte vënë re që në vitin 2024: gjithnjë e më shumë persona po raportojnë se imazhe të tyre nudo janë krijuar dhe shpërndarë përmes inteligjencës artificiale.
Gjatë vitit 2025 janë raportuar gjithsej 2,432 URL me përmbajtje të dyshimtë. Këto raste verifikohen nga Zyra Federale e Policisë (Fedpol), me qëllim identifikimin e përmbajtjeve të dënueshme dhe ndërmarrjen e masave përkatëse. Shërbimi clickandstop.ch merr mesatarisht rreth shtatë raportime në ditë për përmbajtje të lidhura me abuzimin e fëmijëve në internet dhe përdoret çdo ditë nga afro 190 persona.
Shërbimet këshilluese nën presion
Rritja e numrit të kërkesave ka vënë nën presion shërbimet këshilluese. Si rezultat, Shërbimi për Mbrojtjen e Fëmijëve ka vendosur të zgjerojë orarin e funksionimit, në kuadër të një projekti pilot që nis në muajin prill.
Institucioni thekson gjithashtu se platformat digjitale nuk janë hapësira të sigurta për fëmijët, pavarësisht rolit të rëndësishëm që ato luajnë në jetën e përditshme të tyre. Në fillim të marsit, Fondacioni Guido Fluri, me mbështetjen e Shërbimit për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka nisur një iniciativë që kërkon më shumë përgjegjësi nga platformat online.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











