Kosova
Zvicra përkrah viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
?????????? n??̈??????̈???? “??????????? ? d????̈? s??????? ??̈ k??????? - s????????? ??? p????????” - ??????, ?? ???????? ? ????̈ ??̈? ????̈?.
QKRMT realizoi me sukses Konferencën Ndërkombëtare “Dokumentimi i Dhunës Seksuale në Konflikt – Standardet dhe Praktikat” ku pjesëmarrës nga Kosova, Bosnja, Ukraina, Kolumbia dhe Serbia diskutuan mbi rëndësinë e dokumentimit të dhunës seksuale në konflikt si proces i domosdoshëm për realizimin e së drejtës së të mbijetuarve për qasje në të vërtetën, drejtësi e reparacion.

Gjatë diskutimit u vlerësua puna trevjeçare e QKRMT-së dhe partnerëve QPDG – Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave, Medica Kosova dhe Medica Gjakova, në projektin e dokumentimit, përmes të cilit praktika e mirë e krijuar në Kosovë, e përmbledhur në “Manualin e dokumentimit të dhunës seksuale në konflikt”, shërben si shembull i mirë për vende si Ukraina, të cilat aktualisht përballen me dhunën seksuale në konflikt, por edhe për vende të tjera, të cilat kanë dalë nga konflikti.

Zvicra promovon marrëdhëniet e mira fqinjësore, paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon e më gjerë, duke inkurajuar iniciativa të nxitura nga viktimat që synojnë trajtimin e trashëgimisë së konfliktit në Kosovë. Dokumentimi i dhunës seksuale lidhur me konfliktin u jep zë të mbijetuarve dhe kontribuon në të drejtën e tyre për të vërtetën, drejtësi dhe dëmshpërblim.

Jemi të lumtur të mbështesim KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims, në organizimin e konferencës ndërkombëtare “Dokumentimi i dhunës seksuale të lidhura me konfliktin – standardet dhe praktikat” dhe shkëmbimin e mësimeve të marra me mysafirët nga Ukraina, Kolumbia, Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Kosova. /Albinfo.ch

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













