Shkurt.ch
Zvicra pezullon pagesat për agjencinë palestineze të refugjatëve
Ministria e Jashtme e Zvicrës ka vendosur të ndalojë përkohësisht pagesat në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) mes pretendimeve për sjellje të keqe midis menaxhmentit të saj të lartë.
Ministria u informua për situatën nga komisari i përgjithshëm i agjencisë, Pierre Krähenbühl, të hënën sipas radios publike SRF.
Një raport konfidencial nga zyra e etikës e UNRWA pretendon se anëtarët e menaxhmentit të lartë kanë abuzuar me autoritetin e tyre, me akuza përfshirë nepotizëm, diskriminim dhe sjellje seksuale. Raporti pretendon se Krähenbühl kërkoi pagesa ditore, pavarësisht se ishte larg selisë së UNRWA në Jeruzalem.
Krähenbühl, një shtetas zviceran, që është në krye të UNRWA që nga viti 2014, me sa duket është zotuar për bashkëpunim të plotë me autoritetet hetuese.
Zvicra ka qenë anëtare e agjencisë që nga fillimi i saj në vitin 1949 dhe ka paguar kontribute rreth CHF20 (20 milion dollarë) për këtë vit.
Agjensia tashmë ka qenë nën presion të madh pasi që një nga sponsorët kryesorë të saj, Shtetet e Bashkuara, shkurtoi fondet në mënyrë drastike vitin e kaluar.
Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, gjithashtu ka kritikuar publikisht rolin e UNRWA.
Agjensia ka një buxhet vjetor 1.2 miliard dollarë për të mbështetur më shumë se pesë milion refugjatë palestinezë në Siri, Liban, Jordan, Gaza dhe Bregun Perëndimor, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












